Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje

Në kryeqytet sonte ka pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi”, afër shkollës “Pavarësia”. Policia e Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Sipas Policisë për Rajonin e Prishtinës, bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar”, njofton policia. /Kosova.info/


Go to TOP