Rihapet pika kufitare në Glloboqicë,  zjarri është lokalizuar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka bërë të ditur se rreth orës 16:55 ka pranuar konfirmimin nga pala maqedonase se zjarri i raportuar më herët është lokalizuar, dhe si rrjedhojë është hapur sërish pika kufitare në Glloboqicë për qarkullim të lirë të automjeteve dhe personave në të dy drejtimet  Kosovë – Maqedoni e Veriut dhe anasjelltas.

Më herët gjatë ditës, kjo pikë kufitare ishte mbyllur përkohësisht si masë parandaluese, pas njoftimit të autoriteteve maqedonase për përhapjen e zjarreve në afërsi të rrugës së fshatit Jazhincë.

Vendimi për mbylljen ishte marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut. /Kosova.info/


Go to TOP