Kryeziu: Vonesat e Kushtetueses po çojnë drejt zgjedhjeve të dyfishta në tetor

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se masat dhe vonesat në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese po krijojnë përshtypjen e një plani të heshtur për mbajtjen e dy palë zgjedhjeve më 12 tetor – atyre parlamentare dhe lokale.

Sipas tij, ky skenar mund të jetë produkt i kalkulimeve politike apo thjesht rrjedhojë e procedurave institucionale, por efektet e tij do të jenë të ndjeshme. Kryeziu shton se një tjetër mundësi e diskutuar nga disa parti është zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mes raundit të parë dhe balotazhit të zgjedhjeve për kryetarë komunash.

“Ende nuk ka marrëveshje politike, e as që duket se do të ketë. Situata aktuale më shumë po ngjan në një ecje të qëllimshme drejt zgjedhjeve të parakohshme,” theksoi ai duke lënë të hapur pyetjen se kujt i shkon më shumë përshtati ky dakordim i pashkruar dhe çfarë do të prodhojë për vendin mbajtja e dy palë zgjedhjeve në të njëjtën periudhë. /Kosova.info/


Go to TOP