Mehdi Dardani Prushi nderohet nga LDK me mirënjohje për 35 vjet kontribut
Nënkryetari i Degës së LDK-së në Austri dhe kryetar i Nëndegës së LDK-së për Linz/Austri e Epërme, Mehdi Dardani Prushi, është nderuar me mirënjohje nga kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, për kontributin e tij 35-vjeçar në parti. Propozimi për këtë vlerësim u bë nga kryesia e LDK-së për Austri, me në krye kryetarin Yll Blakaj.
Në një reagim publik, Prushi shprehu mirënjohjen e tij të thellë për këtë nderim duke e konsideruar jo vetëm si një çmim simbolik, por si një motivim për të vazhduar rrugën dhe idealin e përbashkët të LDK-së. Ai theksoi se ky vlerësim i takon edhe gjithë atyre që kanë punuar e sakrifikuar së bashku me të për LDK-në dhe Kosovën.
Në fund, ai falënderoi për besimin, respektin dhe vlerësimin duke theksuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj vizionit dhe misionit të LDK-së. /Kosova.info/
