Sulmohen dy policë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar zyrtarët policorë. Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se dy prej policëve kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur rreth mesditës në rrugën “Ahmet Krasniqi” të kryeqytetit. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, si dhe i ka sulmuar fizikisht ata. Si pasojë e sulmit fizik dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
