Veseli: Nesër, të gjithë jemi UÇK – për lirinë dhe shtetin tonë
Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka bërë një thirrje .emocionale për bashkim qytetar në prag të tubimit të 17 gushtit në Prishtinë duke theksuar se nesër Kosova nuk do të flasë me gjuhën e partive, por me zërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nesër, e tanë Kosova është UÇK. Nesër nuk ka parti, ka vetëm UÇK. Nesër, Malësi e Dugagjin, Llap e Karadak, Drenicë e Nerodimë, e krejt ‘ ne jemi UÇK”, deklaroi Veseli në një reagim publik të mbushur me ndjenjë të thellë për të kaluarën çlirimtare.
Ai theksoi se në këtë ditë të rëndësishme për vendin, do të ushtojë zëri i kombit për mbrojtjen e lirisë dhe se shpirti i dëshmorëve do të jetë i pranishëm në çdo hap të këtij mobilizimi.
“Ushtarë e policë, mjekë e infermierë, mësues e profesorë, nëna e gra, burra e të rinj, krejt bashkë. Sepse UÇK-ja është e secilit prej nesh, është vetë liria që sot e jetojmë,” përfundoi Veseli duke ftuar qytetarët që të bashkohen si kurrë më parë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të shtetit të Kosovës. /Kosova.info/
