Gashi kritikon mosnjohjen e Kosovës nga katër shtete të NATO-s: Rrezikon stabilitetin rajonal
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Alush Gashi ka reaguar ndaj refuzimit të njohjes së Kosovës nga katër vende anëtare të NATO-s: Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gashi vlerëson se arsyet lokale jo-thelbësore që qëndrojnë pas këtij qëndrimi minojnë stabilitetin rajonal dhe i shërbejnë forcave që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe aleancës më të gjerë të NATO-s.
Sipas tij, vonesa në njohje ushqen narrativat kundërshtuese dhe rrezikon paqen afatgjatë.
Ai nënvizon se njohja e Kosovës nuk është vetëm çështje diplomatike, por një domosdoshmëri për sigurinë në rajon. /Kosova.info/
