Prishtina dhe Larne shkojnë në vazhdime
Prishtina dhe Larne do ta kërkojnë fitoren në vazhdime, pasi koha e rregullt e ndeshjes për raundin e dytë të kualifikimeve në Conference League është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.
Kryeqytetasit kanë kaluar të parët në epërsi, kur në minutën e dhjetë Taipi ka realizuar golin e avantazhit pas një goditje indirekte.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, Prishtina ka qenë pranë golit të dytë. Një pasim i saktë nga Veliu e ka gjetur Kryeziun në zonë, por ky i fundit nuk ka arritur të finalizojë me sukses.
Në pjesën e dytë, skuadra nga Irlanda e Veriut është rikthyer në lojë. Bent ka qenë ai që e ka barazuar rezultatin, duke shënuar për Larne dhe duke e vendosur fatin e ndeshjes në pikëpyetje.
Me rezultat 1-1 pas nëntëdhjetë minutave, dy ekipet do të përballen në vazhdime për të siguruar një vend në raundin e tretë të Conference League.
