​Kapet një 45-vjeçar i dënuar me 5 vjet burg në Fushë Kosovë

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar për vepra penale.

Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestojë personin e kërkuar me inicialet Sh. Sh. (45), shtetas i Kosovës, i dënuar me pesë vjet burgim për dhunim.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.


Go to TOP