Rritet konkurrenca për Jasharin, në garë futen edhe dy gjigantët evropian
Mesfushori i talentuar Ardon Jashari ka qenë në qendër të merkatos së javëve të fundit, pasi interesimi për të është rritur ndjeshëm nga disa prej klubeve më të njohura evropiane.
Sipas raporteve të fundit, Chelsea kishte nisur përgatitjet për t’i bërë një ofertë Club Brugge, ndërsa Bayer Leverkusen e shihte si pasardhësin ideal të Granit Xhakës, në rast largimi të këtij të fundit.
Megjithatë, vetë lojtari ka shuar çdo spekulim dhe e ka bërë të qartë të ardhmen e tij duke bërë të ditur para drejtuesve te Brugge se ai dëshiron të transferohet vetëm te Milani.
Ky qëndrim i prerë i 21-vjeçarit pritet të ndikojë edhe në ecurinë e negociatave mes Milanit dhe Club Brugge, me “Rossonerët” që tashmë kanë përparësi në garën për firmën e tij.
