Në prani të ambasadorëve dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Sot në Kuvend ishin ambasadorë të vendeve të huaja në vend, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, si dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili prapë s’mori mbështetjen.

Deputetët e partive që dolën në foltore thanë se partia e parë po e shkel Kushtetutën dhe bënë thirrje që të kthehet votimi i hapur. 

107 deputetë prezentë në sallë nga të cilët 54 ishin për, asnjë kundër, asnjë abstesnim. 

Go to TOP