Kanoset një gjyqtar në Vushtrri
Një person dyahohet se pas përfundimit të një seance gjyqësore, ka kanosur gjyqtarin. I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Vushtrri të mërkurën dhe u iniciua si “Kanosje”
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në Gjykatën Themelore pas përfundimit të seancës gjyqësorë, kishte kanosur viktimën mashkull kosovar, gjyqtar”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prev Post
Firmino bëhet me skuadër të re
