Tentativë vrasjeje në Fushë Kosovë
Në mbrëmjen e së martës është raportuar se një person ka mbetur i lënduar rëndë pas një sulmi me thikë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë.
Sipas Policisë, viktima mashkull kosovar është goditur me thikë nga një person i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar, i cili pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është transportuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor nën mbikëqyrjen e policisë.
I dyshuari aktualisht është në kërkim nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe mbetet nën hetim.
