Drita mposhtet nga Copenhagen në ndeshjen e parë
Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj Copenhagen, në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Champions League.
Takimi i zhvilluar në Danimarkë është mbyllur me fitoren 2-0 të vendasve.
Pas një pjese të parë të fortë, që është mbyllur pa gola falë mbrojtjes së qëndrueshme të Dritës, danezët e kanë zhbllokuar rezultatin në pjesën e dytë.
Në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë, Magnus Mattsson ka realizuar nga pika e bardhë, pasi Raddy Ovouka e ka ndalur me faull një kundërshtar brenda zonës.
I njëjti skenar është përsëritur shtatë minuta më vonë. Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari ka akorduar një tjetër penallti për Copenhagen, të cilën sërish Mattsson e ka shndërruar në gol, duke dyfishuar epërsinë e vendasve në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë
