Policia konfirmon vdekjen e personit që ra nga lartësia te hoteli `Grand`

Policia ka konfirmuar vdekjen e një personi që ka rënë nga lartësia te hoteli “Grand” në Prishtinë.

Lamin për RTK e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi”  në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se  viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.

Go to TOP