Mikrofonat ua ndalën – PDK flet me letra në seancë: Mos e shkelni betimin e deputetit
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha doli në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të folur me letra, pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari tash e disa herë nuk lejon deputetët të bëjnë deklarime.
Përmes letrave, PDK kërkon nga partia e parë që të respektojnë betimin e dhënë të deputetit, dhe se Kosova nuk mund të mbahet peng për një emër.
