Gjyqtarit kosovar i besohet drejtësia në ndeshjen e Ligës së Kampionëve
UEFA ka deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen, ZRINJSKI-VIRTUS në kuadër të Ligës së Kampionëve.
I deleguar nga UEFA është edhe gjyqtari Dardan Çaka si VAR, transmeton KosovaPress.
Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e HRŠ Zrinjski në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, Kastratin do ta asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci. Gjyqtari i katërt do të jetë Valon Bajgora, derisa AVAR do të jetë Alban Shala.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 15 korrik, me fillim në orën 21:00.
