​Vonohet Interi, Arsenal ia rrëmben objektivin e radhës

Christian Mosquera është gjithnjë e më afër bashkimit me Arsenalin. Mbrojtësi i lindur në vitin 2004 ka kohë që ka një marrëveshje për kushtet e kontratës së tij me “Topçinjtë”, të cilët më në fund kanë arritur një marrëveshje me Valencian.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, lojtari, i cili është gjithashtu pjesë e skuadrës spanjolle U-21, do të transferohet në Londër për një tarifë që llogaritet të jetë midis 15 dhe 20 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset.

Valencia u përpoq deri në minutën e fundit të rinovonte kontratën e Mosquera-s, e cila skadon në vitin 2026, por nuk arriti ta bindë. Qendërmbrojtësi mezi priste të transferohej në Premier League.

Mosquera ishte gjithashtu në listën e ngushtë të Interit. Spanjolli i përmbushte të gjitha kriteret e klubit: i ri, me potencial për përmirësim, tashmë gati për skenën e madhe dhe me një kosto të arsyeshme.

Megjithatë, kjo pistë dështoi të konkretizohej, dhe vëmendja e “Nerazzurrëve” u rikthye te Leoni i Parmës.


Go to TOP