‘Liria ka emër’ kundërshton dënimin e Pjetër Shalës

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër” e kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin prej 13 vjetësh të Pjetër Shalës.

Në një konferencë për media, profesori i të drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami,  ka thënë se kjo gjykatë ka zhvilluar proces të padrejtë dhe tendencioz.

“Sado që na thuhet që atje po gjykohen individët, në fakt po gjykohet historia e Kosovës, e çlirimtarëve, e shtetndërtimit. Ka një tendencë për të imkrinuar jo vetëm luftën e UÇK-së, por edhe shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

“Gjykata Speciale, përmes Serbisë, është derivat i raportit të rreme të Dick Mart dhe kjo është botërisht e njohur”, ka thënë Bajrami.


Go to TOP