Arrestohet e dyshuara për vjedhje në Aeroportin ‘Adem Jashari’

Është arrestuar një grua në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, e cila dyshohet për vjedhje në një rast të mëparshëm.

Më 13.07.2025 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj për arsye se e njëjta dyshohet se kishte kryer vjedhje më 21.03.2025 në pronën e ankuesit kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh.

E dyshuara gjatë intervistimit e ka pranuar veprën dhe e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


Go to TOP