Gjykimi për rastin e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, po dëshmon vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.

Para nisjes së seancës, avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj, ka kërkuar nga gjykata që të konsultohet me të akuzuarin lidhur me shqyrtimin gjyqësor. Këtë kërkesë e ka aprovuar nga Gjykata.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, por edhe në seancën e parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Bashkë me Naim Murselin akuzohen ehde Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj.

Go to TOP