Një i vdekur dhe katër të lënduar nga aksidenti në Nabërgjan të Pejës

Një person ka vdekur dhe katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Pejë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në fshatin Nabërgjan në mes të dy veturave.

 “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore.Në aksident ishin të përfshirë dy vetura”, ka konfirmuar ai për RTKlive.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Rasti po hetohet nga hetuesit e trafikut.


Go to TOP