Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube

Chelsea është skuadra e parë finaliste e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, pasi e ka mposhtur Fluminense me rezultat 2-0 në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar në stadiumin “MetLife” në SHBA.

Me këtë humbje, përfundon edhe pjesëmarrja e përfaqësueses së fundit nga Amerika Jugore në këtë edicion të turneut.

Fluminense, që kishte një seri prej njëmbëdhjetë ndeshjesh pa humbje, ka hyrë në fushë me besim, duke u mbrojtur mirë ndaj disa rasteve të hershme të londinezëve përmes Cucurella dhe Enzo Fernandez. Por në minutën e tetëmbëdhjetë, nuk ia kanë arritur ta ndalin golin e parë: një krosim nga Pedro Neto është larguae nga mbrojtja, por topi ka përfunduar te Joao Pedro, i cili në paraqitjen e tij të parë si titullar te Chelsea, dhe pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, ka realizuar një goditje të bukur që e ka kaluar portierin Fabio.

“Blutë” e trajnerit Enzo Maresca e kanë shtuae presionin dhe kanë qenë pranë golit të dytë përmes një goditje me kokë të Malo Gusto, por ka qenë Fluminense që e ka gjetur rastin më të mirë të pjesës së parë. Hercules ka kaluar në zonë dhe e ka kaluar portierin Sanchez, por goditja e tij është largur në vijën fatale nga Cucurella. Një moment i diskutueshëm është shënuar pak më vonë, kur një goditje e lirë e ka goditur në dorë Trevor Chalobahun dhe gjyqtari fillimisht ka akorduar penallti, por pas rishikimit me VAR, vendimi është anuluae pasi dora ishte në pozicion natyral.

Në pjesën e dytë, Chelsea ka vazhduar kërkimin për golin e sigurisë me tentativa nga larg të Caicedo dhe Cucurella. Fluminense është munudar të kundërsulmonjë, me zëvendësuesin Everaldo që e ka detyruar Sanchez në pritjen e parë të pjesës së dytë. Por kanë qenë anglezët që kanë përfituar nga një kundërsulm dhjetë minuta pas rifillimit: Cole Palmer e ka shmangur presionin në mesfushë, ka pasuar për Fernandez, i cili e ka dërguar topin për Joao Pedro, që për herë të dytë ka ndëshkuar ish-ekipin e tij me një goditje të fortë që ka përfunduar në rrjetë.

Pavarësisht përpjekjeve të Fluminense në minutat e fundit dhe disa rasteve të humbura nga zëvendësuesi Nicolas Jackson, Chelsea e ka mbajtur epërsinë deri në fund dhe e ka siguruar kualifikimin.

Chelsea tani pret fituesin e përballjes mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.


Go to TOP