Policia në aksion, arrestohen 34 persona për aktivitete të kundërligjshme

34 persona kanë përfunduar në prangat e policisë nën dyshimet për përfshirje direkte në aktivitete të paligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit-bixhozit të jashtëligjshëm.

Policia ka treguar se nga ta, 8 janë ndaluar me masë mbajtjeje prej 48 orësh, ndërsa 26 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës operacioni u realizua me sukses në funksion të luftimit të këtyre veprimtarive të kundërligjshme, i cili, siç kanë thënë, është zhvilluar në vazhdimësi që nga data 25 prill, pas pranimit të informatave të besueshme për zhvillimin e aktiviteteve të tilla të kundërligjshme në disa lokacione të Rajonit të Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP