Vdes një e mitur në një pishinë në Istog
Një e mitur dyshohet të ketë vdekur pasi ka rënë në një pishinë në Istog. Siç bëhet e ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën.
Në vendin e ngjarjes njoftohet se kanë dalë ekipet e mjekësisë ligjore nga ku edhe është konfirmuar vdekja e viktimës. Policia ka hapur hetim për rastin.
“Viktima ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ka rënë në pishinë, mjekët kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.
