Miftaraj: Vetëvendosje funksionon mbi anarki, jo rregulla demokratike – Kosova e kapur nga egoja e Albin Kurtit
Juristi dhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjes së saj në Kuvendin e Kosovës. Në një deklaratë publike, Miftaraj tha se kjo lëvizje është e specializuar në anarki dhe se nuk kupton as nuk funksionon në bazë të rregullave demokratike.
Ai theksoi se sot, përmes Avni Deharit, Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rendin kushtetues dhe vetë demokracinë në vend.
“LVV dhe Albin Kurti e kanë kapur haptazi Kuvendin e Kosovës. Sot, Kosova është një shtet i kapur nga egoja e sëmurë dhe interesat personale e klienteliste të Albin Kurtit,” ka thënë Miftaraj.
Ai përmendi gjithashtu 39 dështime të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si shembull të keqqeverisjes dhe përpjekjeve për të mbrojtur vetëm interesat personale e partiake, duke lënë anash interesin publik dhe zbatimin e drejtësisë. /Kosova.info/
