Garës për deputet i hyri vetëm, Fatmir Bytyqi me protestë para Kuvendit

Ish-kandidati i pavarur në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fatmir Bytyqi ka protestuar para hyrjes së Kuvendit nga sheshi “Ibrahim Rugova”.

Në shenjë proteste, Bytyqi pra Kuvendit vendosi dy kuti njërën të bardhë, për votim të hapur dhe të zezën për votim të mbyllur.

Poashtu ai vendosi edhe një tabelë me mbishkrimin “Votim 3 në 1”.

Ndryshe, Fatmir Bytyqi në zgjedhjet e 9 shkurtit, mori fiks 121 vota.


Go to TOP