Ryshfet në kufi, shoferi nga Maqedonia përfundon në pranga
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Vërmicës, nën dyshimin për dhënie ryshfeti ndaj zyrtarëve policorë.
I dyshuari, i cili ishte shofer i një autobusi, gjatë një kontrolli të rregullt kufitar, së bashku me dokumentet e nevojshme, u kishte ofruar policëve edhe një kartëmonedhë në vlerë prej 5 eurosh, me qëllim të ndikimit në veprimet zyrtare të tyre.
Me urdhër të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Dhënie ryshfeti” dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Policia e Kosovës rithekson se veprime të tilla janë të patolerueshme dhe do të trajtohen me zero tolerancë.
