Nipi i Muhammad Ali pëson humbjen e parë në karrierë
Biaggio Ali Walsh humbi për herë të parë në karrierën e tij profesionale.
Nipi i Muhammad Ali luftoi kundër Ronnie Gibbs, në një nga promovimet më të forta të MMA-së në botë PFL në Çikago.
Ali Walsh nisi mirë duelin duke rrëzuar Gibbs në minutën e parë, por nuk mundi ta përfundonte punën. Gibbs nuk e lejoi veten të thyhej dhe në raundin e dytë ktheu duelin në favorin e tij, duke e rrëzuar Ali Walsh për fitoren e papritur.
Biaggio Ali Walsh fitoi pesë herë në duelet amatore brenda PFL-së, tri herë me ndërprerje në raundin e parë dhe dy herë në të dytin. Pas kësaj, ai debutoi me sukses në garën profesionale dhe shënoi dy fitore.
Gibbs, i cili kishte vetëm një paraqitje dhe fitore profesionale, shihej se do të pësonte humbje të sigurt, por gjërat shkuan krejtësisht në drejtim të kundërt dhe tridhjetenjëvjeçari e ndaloi nipin e Muhammad Ali në një kohë kur shumë e shihnin tashmë në rrugën e tij drejt majës.
Kujtojmë, Muhammad Ali ishte një luftëtar revolucionar, i cili solli diçka krejtësisht të re në sport dhe frymëzoi breza boksierësh dhe trajnerësh. Ai pati gjashtëdhjetenjë duele profesionale, nga të cilat fitoi pesëdhjetegjashtë, dhe tridhjeteshtatë u vendosën me nokaut.
