‘Wimbledon 2025’, Alcaraz me fat në short
Shorti i turneut prestigjioz të ‘Wimbledon 2025’ është hedhur në Londër duke zbuluar rrugëtimin e tenistëve më të mirë të botës drejt trofeut të madh në “All England Club”.
Carlos Alcaraz, kampioni në fuqi, ka përfituar nga një short i favorshëm. Ai ndodhet në krahun e kundërt të tabelës ndaj Jannik Sinner dhe Novak Djokovic, që do të thotë se spanjolli mund të përballet me ta vetëm në një finale të mundshme.
Në anën tjetër të shortit, rruga drejt finales është shumë më e vështirë për numrin një të botës Jannik Sinner, i cili në raundin e parë përballet me bashkëkombasin Luca Nardi (94) dhe mund të përballet me një tjetër italian, Lorenzo Musetti (7) në çerekfinale.
Ndodhet gjithashtu në këtë krah edhe Novak Djokovic (6), i cili e nis aventurën përballë francezit Alexandre Müller (40). Në çerekfinale, serbi mund të ndeshet me Jack Draper ose Alexander Bublik, ndërsa një përballje mes tij dhe Sinner-it parashikohet në gjysmëfinale, nëse të dy kalojnë sfidat përkatëse.
Turneu fillon më 1 korrik dhe pritet të sjellë përballje të forta dhe emocione deri në finalen e madhe në Londër.
