Plani për eliminimin e liderit të Iranit, ministri Katz: Nuk kemi nevojë për leje
Ministri i Mbrojtjes Israel Katz zbuloi në një intervistë për Channel 13 se Izraeli kishte ndërmend të eliminonte liderin suprem iranian Ali Khamenei, por se mundësia nuk u krijua kurrë.
“Nëse do ta kishim shënjestruar, do ta kishim eliminuar. Ne donim ta eliminonim Khamenei-n, por nuk kishte mundësi operacionale,” tha Katz.
I pyetur nëse Izraeli kishte kërkuar miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një veprim të tillë, Katz u përgjigj: “Nuk kemi nevojë për leje për këto gjëra.”
Mediat britanike raportuan javën e kaluar, duke iu referuar dy zyrtarëve amerikanë në kushte anonime, se presidenti Donald Trump kishte vënë veton ndaj planit izraelit për likuidimin e liderit iranian.
Trump e quajti Ali Khamenei “një shënjestër e lehtë” në një postim në Truth Social.
“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘udhëheqës suprem’. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje – nuk do ta largojmë ende! Por nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve apo ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj!”, kishte shkruar ai.
