Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit
Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bukoshi pas ndarjes nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, një nga figurat kyçe të historisë institucionale të Kosovës.
Haradinaj e ka vlerësuar lart kontributin e Bukoshit, i cili me rolin e tij si kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil dhe bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e çlirimit dhe ndërtimit të shtetit.
“Personaliteti i tij ka rëndësi të veçantë në historikun institucional të Kosovës duke qenë pjesë e institucioneve në ekzil dhe më vonë edhe në periudhën e lirisë. Ngushëllime të sinqerta familjes Bukoshi. U prehtë në paqe!”, ka thënë Haradinaj. /Kosova.info/
