Haradinaj uron Kurban Bajramin: Solidariteti dhe harmonia kanë qenë gjithmonë pjesë e shpirtit shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përcjellë urimet e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit duke vënë theksin te vlerat e përbashkëta që i kanë bashkuar shqiptarët ndër breza.
“Te shqiptarët gjithmonë ka mbizotëruar ndjenja e solidaritetit dhe harmonisë me njëri-tjetrin, dhe gjithmonë i kemi festuar bashkë festat fetare,” tha Haradinaj në urimin e tij.
Ai uroi Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, si dhe të gjithë shqiptarët myslimanë duke shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë gëzim dhe begati në çdo familje.
“Uroj që gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit,” përfundoi Haradinaj në mesazhin e tij urues për Kurban Bajramin. /Kosova.info/
