Aksioni “Qielli i thyer”, nga 30 ditë paraburgim për 22 të dyshuarit për drogë
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 22 personave të arrestuar në aksionin e gjerë të koduar “SKY ECC”.
Të dyshuarit janë: Shemsi Bahtiri, Rexhep Nikçi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Buçetaj, Erduan Ismajli, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Ylli Musliu, Safet Ljajic, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardian Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy.
Vendimi është marrë mbrëmë vonë.
Lajmi për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
22 personat e arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë, dyshohen se janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, duke u përfshirë në veprat penale: krim i organizuar, trafikim me narkotikë, armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash.
Ky njëherësh është një nga operacionet më të mëdha të organeve ligjzbatuese në vend.
