Leverkuseni transferon portierin holandez Mark Flekken

Bayer Leverkusen ka bërë goditjen e parë të merkatos verore duke nënshkruar me portierin e Kombëtares së Holandës, Mark Flekken.

Klubi gjerman ka njoftuar të martën se tridhjetë e një vjeçari vjen nga skuadra angleze Brentford, ndërsa sipas mediave gjermane, transferimi ka kushtuar 10 milionë euro.

Flekken ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 dhe pritet të zëvendësojë portierin finlandez Lukas Hradecky, i cili ishte kapiteni historik i skuadrës në sezonin 2023/24, ku Leverkusen e mbylli kampionatin dhe Kupën pa asnjë humbje.

“Ky është një hap tjetër i veçantë në karrierën time. Leverkusen është një klub i madh gjerman me objektiva të qarta në arenën kombëtare dhe evropiane”, është shprehur Flekken në deklaratën e parë si lojtar i ri i “Aspirinave”.

Klubi kampion i Gjermanisë pritet të hyjë në një fazë të thellë rindërtimi këtë verë. Trajneri i ri Erik ten Hag ka marrë drejtimin pas largimit të Xabi Alonsosdrejt Real Madrid, ndërkohë që ndryshime priten edhe në përbërjen e ekipit.

Flekken nuk është i panjohur për futbollin gjerman. Ai ka kaluar pesë vite te Freiburg para se të transferohej në Premier League te Brentford në vitin 2023.

Go to TOP