Abrashi: Kuvendi dështon si rezultat i bojkotit e sabotazhit të opozitës

Deputeti Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur dështimin e 24-të të konstituivit të Kuvendit të Kosovës, rezultat opozitar me bojkot e sabotazh.

“Qe 16 herë është duke dështuar si rezultat i bojkotit dhe sabotazhit të opozitës”, ka thënë ai, duke folur për dështimin e votimit të komisionit të fshehtë për zgjedhjen e kryekuvendarit.

“Si LVV përpos zhgënjimit, përveç parregullsi edhe me mungesën e seriozitetin e deputetëve dhe agjendave të ulëta, jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të sqarohet çështja e votimit të fshehtë. Jemi në pritje edhe me aktvendimin tjetër për manipulimin e votave të LVV-së nga diaspora”, ka thënë ai.

Abrashi ka thënë se po vazhdojnë bisedimet me NISMA-n për arritjen e një marrëveshje. “Ne jemi në diskutim me NISMA-n për të gjitha temat. Do të vazhdojmë t’i dëgjojmë kërkesat dhe mendimet e tyre. Këtë kontakt jemi duke e bërë vazhdimisht dhe do të kontaktojmë çdo deputet, të cilët nuk e kanë humbur arsyen nga partitë e tyre relevante dhe të dalim nga kjo krizë sa më shpejtë”, ka thënë ai.


Go to TOP