Osmani: Kroacia ka qëndruar pranë Kosovës në çdo kapitull – miqësia jonë do të forcohet edhe më shumë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar lidhjet e forta mes Kosovës dhe Kroacisë duke e cilësuar këtë marrëdhënie si një miqësi të thellë që mbështetet në vlera të përbashkëta dhe përkushtim të palëkundur ndaj lirisë, demokracisë dhe paqes.
Në një deklaratë publike, Osmani ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj shtetformues dhe demokratik.
“Kosova dhe Kroacia i bashkon një miqësi e thellë, vlera të përbashkëta dhe përkushtimi i palëkundur ndaj lirisë, demokracisë dhe paqes. Në çdo kapitull të rrugëtimit tonë, Kroacia ka qëndruar pranë Kosovës, dhe për këtë, mirënjohja jonë është e thellë”, ka deklaruar Presidentja Osmani.
Ajo shprehu gjithashtu besimin se partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet edhe më tej në vitet në vijim. /Kosova.info/
Sretan Dan državnosti narodu Hrvatske!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 30, 2025
Kosovo and Croatia are united by a deep friendship, common values, and a steadfast commitment to freedom, democracy, and peace. In every chapter of our journey, Croatia has stood by Kosovo, and for that, our gratitude is profound.
I am… pic.twitter.com/7DJ3XTMDuz
