Bastisje nga Krimet Ekonomike në Gjakovë – Në shënjestër drejtori i patentë-shoferit dhe pronari i autoshkollës “Kader”
Burime të sigurta të medias bëjnë me dije se Njësia e Krimeve Ekonomike ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në Gjakovë, konkretisht ndaj drejtorit të Qendrës së Patentë-Shoferëve, Kamer Shabanaj, si dhe pronarit të autoshkollës “Kader”.
Bastisjet po zhvillohen në lokacione të ndryshme.
Dyshimet e para lidhen me keqpërdorime të mundshme në procesin e pajisjes me patentë shofer, ndërsa hetimet janë në fazë aktive.
Aksioni është duke u udhëhequr nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit dhe pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe pajisjeve elektronike.
