Krasniqi: Në vend të gjuhës së urrejtjes, Sveçla fshin këshillat – mjerim dhe paaftësi

Profesori dhe publicisti Milazim Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke e akuzuar se e ka fshirë nga rrjeti social Facebook, pasi i kishte dhënë një këshillë në një nga postimet e tij.

Sipas Krasniqit, në vend se të ndërhynte për të fshirë komentet me gjuhë të urrejtjes, thirrje për dhunë dhe ide fashiste që shfaqen në postimet e tij, Sveçla ka zgjedhur të largojë këshilluesin, jo nxitësit.

“Xhelal Sveçla po get më paska fshi nga fejsbuku. Në vend se t’i fshinte komentet me gjuhë të urrejtjes, thirrje për dhunë e ide fashiste, që zvarriten si gjarpërinj në postimet e tij, më paska fshi mua, që e kam këshilluar. Mjerim! Qaq din!” – ka shkruar Krasniqi.

Ky reagim i tij vjen në një kohë kur rrjetet sociale po mbushen gjithnjë e më shumë me përmbajtje të rrezikshme dhe diskurs të ashpër publik, ndërsa institucionet dhe zyrtarët e lartë kritikohen për mungesë reagimi ose selektivitet në menaxhimin e komenteve dhe kritikave.

Reagimi i Krasniqit shërben si një kritikë publike për standardet e dyfishta dhe mungesën e durimit institucional për kritikën konstruktive. /Kosova.info/


Go to TOP