Kërcënimet ndaj presidentes Osmani, Presidenca: Asnjë reagim efikas

Rreth një javë pas raportimit të kërcënimit të fundit me jetë të presidentes Osmani, i ardhur në adresën elektronike zyrtare të Presidencës dhe hapjes së rastit nga Policia, sot jemi njoftuar nga Policia se Prokuroria Speciale nuk e ka  ngarkuar ende asnjë prokuror të merret me kërcënimet ndaj  presidentes Osmani.

Kështu bëri të ditur Presidenca përmes një njoftimi për medie, duke shtuar se është shqetësuese të mos ketë një reagim efikas dhe të shpejtë nga organet përgjegjëse, ngase  ka të bëjë me kërcënime ndaj kreut të shtetit.

“Deri tash ka pasur dhjetëra kërcënime në vazhdimësi, por asnjë i arrestuar nga organet përgjegjëse, edhe pse shumë prej tyre kërcënimet i kanë bërë pa e fshehur identitetin”, thuhet në njoftim.

Tutje presidenca njofton se në këtë rast kemi të bëjmë me kërcënime ndaj kreut të shtetit, “të cilat janë edhe kërcënime ndaj rendit kushtetues, duke e ditur që për momentin Presidenca është institucioni i vetëm me kompetenca të plota”.


Go to TOP