Presidentja Osmani nis vizitën shtetërore në Zvicër: Një kapitull i ri i partneritetit Kosovë–Zvicër

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr nga Presidentja e Konfederatës, znj. Karin Keller-Sutter. Vizita ka filluar në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal, duke shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për pritjen dhe respektin e treguar nga autoritetet zvicerane:

“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter! Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë,” ka shkruar Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP