Sukses i madh për Kikboksin e Kosovës: Medalje të arta dhe bronzta në Kampionatin Ndërkombëtar
Federata e Kikboksit të Kosovës po shënon suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. Sportistët kosovarë po tregojnë formë të shkëlqyer në kampionatin aktual duke siguruar medalje të rëndësishme për vendin.
Omar Thaqi, Doneta Menxhiqi, Gëzim Morina dhe Artur Mehmeti kanë siguruar medalje të bronzta pas paraqitjeve të fuqishme në duelet e tyre. Ndërkohë, Gent Hyseni dhe Nart Mehmeti kanë shkëlqyer duke fituar medalje të argjendta dhe do të vazhdojnë nesër në finale për të synuar medaljet e arta.
Përveç tyre, edhe Arber Salihu dhe Erinda Veliu do të jenë në aksion nesër, ku do të garojnë në çerekfinale me synim për të kaluar më tej drejt medaljeve.
Ndërkaq, pas dy fitoreve radhazi, Taulant Salihaj është ndalur në vendin e pestë, njësoj si edhe Dilli Gashi, që dha gjithashtu paraqitje dinjitoze.
“Kikboksistët tanë po tregojnë guxim, disiplinë dhe përkushtim duke e ngritur lart flamurin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Federata e Kikboksit vazhdon tutje me përfaqësim të denjë dhe synim për më shumë medalje”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
