Osmani takohet me kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.
Osmani tha se Gjermania ka qenë prej kohësh në krah të Kosovës, si mike, partnere dhe aleate e qëndrueshme.
“Ishte kënaqësi të takohesha me kancelarin Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së. Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë, ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, shkroi Osmani.
Dje është mbajtur Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku Kosova është përfaqësuar nga e para e vendit, Vjosa Osmani. /Kosova.info/
Germany has long stood by Kosovo, as a friend, a partner, and a steadfast ally.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 17, 2025
It was a pleasure to meet @Bundeskanzler Merz in Tirana during the EPC Leaders’ Summit.
I look forward to working with the Chancellor to strengthen our partnership as we work together toward a… pic.twitter.com/t19RkcSo3j
