Osmani sot pret në takim konsultativ liderët e partive politike
Presidentja Vjosa Osmani, sot do të pres në takime konsultative partitë politike, në funksion të përpjekjeve për zhbllokimin e situatës në Kuvend.
Klankosova.tv ka mësuar se takimi me partitë shumicë mbahet me fillim nga ora 13:00, ndërkaq takimi me partitë joshumicë mbahet me fillim nga ora 15:00.
E ftesës të së parës së vendit, iu përgjigjen pozitivisht të gjitha subjektet politike.
Analistët politikë këtë takim po e shohin si një mundësi të mirë për konsultim për të gjetur rrugën drejt daljes nga kjo situatë, por janë skeptikë për ndonjë zgjidhje të menjëhershme.
Sot, po ashtu Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për herë të 16-të, pasi 15 herët paraprake dështoi të arrinte konstituimin e tij.
