Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një përleshjeje në Podujevë tre persona janë therur me thikë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e para të së shtunës dhe është cilësuar si lëndim i rëndë trupor. 

Policia ka theksuar se është arrestuar një person. 

“Raportohet se pas një përleshje, tre persona meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Mjeti i mprehtë –thika është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin, njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Kosova.info/


Go to TOP