Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer, ishin në Mauthausen, në ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit të Kampit të përqendrimit.

Osmani në një postim në Facebook, thotë se miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian.

“Para ceremonisë përkujtimore, patëm një diskutim të sinqertë e përmbajtësor për miqësinë tonë të qëndrueshme e përkrahjen e çmuar të Austrisë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës”, shkruan Osmani.

Presidentja shtoi se Kosova është e përkushtuar për procesin e integrimit euro-atlantik, e në këtë rrugëtim” është e bekuar të ketë në krah miq sikurse Austria”. /Kosova.info/


Go to TOP