Sonte në Prishtinë nis festivali Chopin Piano Fest

Edicioni i 15-të i Chopin Piano Fest Prishtina nis sonte në ora 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Maria Ludwika Gabryś-Heyke është pianiste e njohur polake e diplomuar në Akademinë e Muzikës “Fryderyk Chopin” në Varshavë dhe fituese e shume Çmimeve te Para në Konkurset Ndërkombëtare si ai “Ludwig van Beethoven” në Hradec nad Moravicí (Republika Çeke), “Edwin Fischer-Wettbewerb” në Lucernë (Zvicër) dhe në Konkursin “Chopin Golden Ring” (për instrumente të epokës) në Ptuj, Slloveni.

Aktualisht, Maria Gabryś-Heyke është profesoreshë dhe Shefe e Departamentit të Muzikës së Vjetër dhe e Çembalos në Universitetin e Muzikës “Fryderyk Chopin” në Varshavë.

Go to TOP