Një të mituri nën kërcënimin e thikës i vidhen 2 euro në Fushë-Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një të mituri i janë grabitur 2 euro nën kërcënimin e thikës në fshatin Miradi e Ulët të Fushë-Kosovës.
Sipas Policisë, rasti është raportuar dje rreth orës 17:20, nga babai i viktimës, i cili ka njoftuar se djalit të tij të mitur i janë marrë 2 euro nga një person tjetër, gjithashtu i mitur, duke përdorur kërcënimin me thikë. Ankuesi ka deklaruar se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. /Kosova.info/
