Aksident në Novosellë, dy fëmijë goditen nga autobusi i nxënësve

Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Novosellë të Komunës së Pejës. Autobusi që transportonte nxënës ka goditur fëmijët, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, policia është njoftuar për rastin rreth orës 17:50.

“Rreth orës 17:50 ka ndodhur një aksident në Novosellë të Pejës, një bus që bartë nxnës i ka goditur dy fëmijë, të njëjtit janë jashtë rrezikut, lëndimet nuk janë serioze, janë në Spitalin Rajonal të Pejës duke u trajtuar”, tha Gashi

“Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore”, shtoi ai.

Go to TOP