Osmani: Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë nga shteti mik i Bruneit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën shtetërore në Brunei, e ftuar nga Madhëria e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, Sulltan i Bruneit. 

Kjo vizitë shtetërore, shënon vizitën e parë ndonjëherë të kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit. 

Një fillim i mbarë për një vizitë me rëndësi të veçantë, e nivelit më të lartë shtetëror, me ftesë të Sulltanit të Bruneit, i cili është një përkrahës i madh i shtetit dhe popullit tonë. /Kosova.info/


Go to TOP